TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia.
Incidenti ndodhi pak pas mesnatës të së dielës pas një “përplasjeje të armatosur” me forcat e rendit.
Policia lokale kishte raportuar agjencinë për një “individ vetëvrasës” që mund të udhëtonte në Uashington DC nga Indiana.
“Ndërsa oficerët u afruan, personi mbante një armë zjarri. Më pas pati një konfrontim, gjatë të cilit ai u qëllua nga personeli ynë,” tha Shërbimi Sekret në një deklaratë në X të postuar nga zëdhënësi Anthony Guiglielmi.
Nga përplasja me armë nuk pati asnjë efektiv të lënduar, ndërsa personi që u plagos u transportua ne spital dhe ende nuk dihet gjendja e tij, raportojnë mediat amerikane.