BOTA, 5 Dhjetor 2023, 19:21

“Po kryejnë krime lufte”, Erdogan sërish akuza Izraelit: Netanyahu po shkatërron rajonin për qëllimet e tij

“Po kryejnë krime lufte”, Erdogan sërish akuza Izraelit:

Në një fjalim të martën në një samit të këshillit të bashkëpunimit në Doha, Presidenti turk Erdogan akuzoi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun se po e vë në rrezik të gjithë rajonin për mbijetesën e tij politike.

“Administrata e Netanyahut po rrezikon sigurinë dhe të ardhmen e të gjithë rajonit tonë për të zgjatur jetën e tij politike”, tha Erdogan.

“Humbja e jetës së 17,000 palestinezëve, kryesisht fëmijë dhe gra, është një krim kundër njerëzimit dhe një krim lufte. Izraeli nuk duhet të dalë  i pafajshëm për këto krime,” tha ai sipas Associated Press.

Një kritik i zëshëm i veprimeve të Izraelit në Gaza , Erdogan ka kërkuar vazhdimisht që Netanyahu të gjykohet për krime lufte referuar ngjarjeve të Erdogan.