BOTA, 8 Korrik 2023, 15:40

Shpërthim i fuqishëm në një platformë nafte në det të hapur në Meksikë, dy të vdekur dhe një i zhdukur

Shpërthim i fuqishëm në një platformë nafte në det

Një shpërthim i madh ka ndodhur ditën e djeshme në një platformë nafte në det të hapur në Meksikë, ku si pasojë humbën jetën të paktën dy persona, ndërsa një person rezulton i zhdukur.

Bëhet fjalë për një platformë nafte në pronësi të kompanisë shtetërore meksikane Petróleos Mexicanos, PEMEX, në skajin jugor të Gjirit të Meksikës, në brigjet e Campeche dhe Tabasco (juglindje).

Fotot dhe videot që qarkulluan në faqet e mediave sociale tregojnë platformën e madhe dhe tubacionet e saj të përfshira në tym ndërsa anijet e zjarrfikësve dhe marinës notojnë pranë për të shuar zjarrin. Mediat e huaja raportojnë se 8 kanë mbetur të plagosur.