BOTA, 6 Janar 2023, 13:33

Tensione në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapo, sulmohet aeroporti, vriten tre policë

Tensione në Meksikë pas arrestimit të djalit të El Chapo,

Tre anëtarë të forcave të sigurisë u vranë në shtetin meksikan Sinaloa, pas arrestimit të djalit të bosit të njohur të drogës El Chapo.

Ovidio Guzmán-López, i cili është trashëgimtari i pozicionit të liderit të kartelit të babait të tij, u arrestua në qytetin Culiacan dhe u transferua në Mexico City, raportoi “BBC”.

Anëtarët e bandës vendosën bllokada rrugësh, dogjën automjete dhe sulmuan aeroportin lokal, gjatë të cilit u qëlluan dy avionë, njëri pak para nisjes.

Më shumë se 100 fluturime u anuluan në tre aeroporte në Sinaloa.

Guvernatori i shtetit tha dje se 18 persona u plagosën dhe ndodhen  në spital.

Guzmán-López, i njohur me pseudonimin “Mish”, akuzohet se ka drejtuar një fraksion të kartelit famëkeq të drogës Sinaloa, tha Sekretari i Mbrojtjes Luis Crecenicio Sandoval.

Babai i tij, Joaquin Guzmán i njohur ndryshe si El Chapo, po vuan një dënim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.