TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet meksikane kanë arrestuar gjatë ditës së djeshme Ovidio Guzman Lopez, djalin e Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.
Kjo ka sjellë reagimin e dhunshëm nga karteli i drogës, Sinaloa, i cili ka vrarë disa persona dhe po vazhdon të shkaktojë trazira në shtetin meksikan.
Së fundi, grupet e armatosura kanë pushtuar aeroportin ndërkombëtar “Culiacan” për të shmangur transferimin e të arrestuarve drejt vendeve të tjera.
#VIDEO ????| Grupos armados toman el aeropuerto internacional de #Culiacán ????para evitar traslado de posibles detenidos pic.twitter.com/6CtKMZOmB8
— Los Noticieristas (@noticieristas) January 5, 2023
Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman përballet me akuza në Shtetet e Bashkuara për komplot për trafikimin e kokainës, metamfetaminës dhe marijuanës.
Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso) numër 1, e njohur më mirë si “El Altiplano”.
Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez.
Ai njihet gjithashtu si El Raton, (brejtësi) dhe identifikohet si një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa.