BOTA, 18 Qershor 2026, 17:10

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në distancë/ Pezeshkian: Nuk e shitëm dinjitetin, marrëveshja rezultat i racionalitetit politik

SHBA-ja dhe Irani nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit në

Përmes një postimi në rrjetet sociale presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk e shiti dinjitetin e tij.

Deklarata vjen pas nënshkrimit online të memorandumit të mirëkuptimit mes SHBA-së dhe Iranit.

“Ky tekst është pasqyrimi i zërit të një kombi që nuk e tregtoi dinjitetin dhe pavarësinë e tij për asnjë kërcënim apo presion. Ajo që u regjistrua sot ishte rezultat i qëndrueshmërisë kombëtare, racionalitetit politik dhe diplomacisë së përgjegjshme.”, shkroi presidenti iranian.

Memorandumi, i cili ishte parashikuar të nënshkruhej të premten në Zvicër u firmos këtë të enjte në distancë.