TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Senati i SHBA-së konfirmoi sot ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të presidentit Donald Trump, Michael Waltz, si ambasador amerikan në OKB, duke plotësuar kështu postin e fundit të rëndësishëm në administratën e presidentit ameriakan, sipas “Reuters”
Rezultati i votimit ishte 47 vota pro dhe 43 kundër në dhomën prej 100 anëtarësh, kryesisht sipas vijave partiake.
Tre senatorë demokratë, John Fetterman nga Pensilvania, Mark Kelly nga Arizona dhe Jeanne Shaheen nga New Hampshire, votuan me republikanët pro Waltz, ndërsa një republikan, senatori Rand Paul, iu bashkua demokratëve duke votuar kundër. Dhjetë senatorë nuk morën pjesë në votim.
Trump e shkarkoi Walt, një ish-komando i Forcave Speciale “Green Beret” dhe ish-kongresmen republikan nga Florida, si këshilltar të sigurisë kombëtare më 1 maj dhe emëroi sekretarin e Shtetit, Marco Rubio, si zëvendësues të përkohshëm. Rubio vazhdon ende ta mbajë këtë post.
Waltz ishte kritikuar nga demokratët pasi gabimisht kishte përfshirë redaktorin e revistës “The Atlantic” në një bisedë private në aplikacionin “Signal” ku po diskutoheshin detaje të një fushate bombardimesh amerikane në Jemen.
“The Atlantic” më pas raportoi mbi diskutimet e brendshme rreth sulmeve.
SHBA-ja nuk ka pasur ambasador në OKB që prej fillimit të mandatit të dytë të Trump-it më 20 janar.
Konfirmimi i Waltz erdhi vetëm pak ditë para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.
Në seancën e konfirmimit para Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Waltz tha se OKB-ja ka nevojë për reformë dhe se Uashingtoni duhet të ketë një zë të fortë përballë Kinës, duke shtuar se ishte “i bindur se mund ta bëjmë OKB-në të madhe sërish”, duke përsëritur sloganin e lëvizjes politike të Trump.