TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zhvillim i rëndësishëm diplomatik është konfirmuar sot nga mediat shtetërore kineze.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë zhvilluar një bisedë telefonike, në një kohë kur marrëdhëniet mes dy vendeve ndodhen në një nga pikat më të ndjeshme, si në aspektin tregtar ashtu edhe atë gjeopolitik.
Lajmi është raportuar nga televizioni shtetëror kinez CCTV, i cili shkruan shkurt: “Presidenti kinez Xi Jinping zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.”
Kjo bisedë vjen në sfondin e tensioneve të shtuara mes dy fuqive botërore, veçanërisht lidhur me çështjet e tregtisë, teknologjisë dhe sigurisë rajonale, si dhe debatin e ndezur rreth platformës TikTok, për të cilën Trump ka folur shpesh gjatë javëve të fundit.
Kujtojmë se disa ditë më pare Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se do të zhvillonte një komunikim të afërt me liderin kinez, duke përmendur në disa deklarata të tij se “diçka do të ndodhë së shpejti” në lidhje me marrëveshjen për TikTok.
Megjithatë, detajet e bisedës nuk janë bërë publike ende, dhe nuk ka reagim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me këtë telefonatë.