TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Financave në Gjermani, Christian Lindner, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm që të vendosë embargon ndaj karburanteve nga Rusia.
“Gjermania është e gatshme të vendosë sanksione të reja, duke përfshirë dhe embargon ndaj karburanteve. Ne e kemi përgatitur veten që të mos mbështetemi ne importet ruse. Do na duhet kohë që të shkëputemi nga kjo varësi. Ne mund të reduktojmë importet, duke filluar që nga qymyrguri e më pas karburantet. Më e vështirë do të jetë të reduktojmë varësinë ndaj gazit rus, por do vijojmë me hapa të vegjël derisa t’ia arrijmë qëllimit”, tha Christian Lindner për CNN.
Duke folur për bashkëpunimin mes vendeve të tjera, Lindner tha se nuk do që të spekulojë nëse të gjithë shtetet e BE-së do të pranojnë një gjë të tillë.
“Unë ju siguroj se Gjermani është e gatshme që të reduktojë importet e karburanteve, dhe ne dimë që edhe vende të tjera janë duke e konsideruar një akt të tillë. Ne i marrim sëbasshku këto vendime, është në interesin tonë, në interesin e të gjithë shteteve demokratike në botë që të qëndrojmë së bashku”, shtoi Lindner.
Ndër të tjera, ministri e bëri të qartë se Gjermania nuk do të pranojë kurrë të paguajë me rubla gazin rus.
“Nuk mund t’a kërcënoni Gjermaninë. Kontratat janë kontrata, dhe të gjitha këto marrëveshje bazohen në pagesat në dollarë ose euro. Prandaj kontraktorët gjermanë do paguajnë vetëm në euro ose dollarë. Kjo është situata me marrëveshjet dhe ato nuk mund të ndryshojnë vetëm sepse do Putin që të arkëtojë para për luftën që po zhvillon në Ukrainë”, tha ministri gjerman.