BOTA, 24 Janar 2024, 11:13

Rrëzohet avioni rus afër Ukrainës, vdesin 65 ushtarët ukrainas të burgosur që do të shkëmbeheshin (VIDEO)

Rrëzohet avioni rus afër Ukrainës, vdesin 65 ushtarët
Avioni në flakë

Një aeroplan transporti ushtarak rus Ilyushin-76 është rrëzuar në rajonin jugor të Belgorodit në kufi me Ukrainën. Të paktën 74 persona në bord u vranë, sipas raporteve ruse që citojnë ministrinë e Mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve Ria Novosti tha se ata në bord ishin 65 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës, të burgosur, ndërsa 6 ishin pjesë e ekuipazhit dhe 3 të tjerë ishin shoqërues.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se ai ishte në dijeni të një “incidenti”, por nuk dha detaje të mëtejshme. Videoja e shpërndarë në mediat sociale tregoi një aeroplan duke u rrëzuar pranë fshatit Yablonovo i ndjekur nga një shpërthim, rreth orës 11:00 me orën lokale.

Il-76 është një aeroplan transporti ushtarak i krijuar për të transportuar trupa, mallra, pajisje ushtarake dhe armë. Ai ka një ekuipash normal prej pesë personash dhe mund të transportojë deri në 90 pasagjerë.