TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Magdalena Andersson është kryeministrja e parë grua e Suedisë. Ajo u zgjodh nga parlamenti pas një seance maratonë dhe zëvendëson Stefan Lofven në këtë post.
Suedia ishte i vetmi shtet nordik që nuk kishte zgjedhur kurrë një grua si lidere kombëtare.
54-vjeçarja u zgjodh pas një marrëveshje të arritur me partinë e majtë opozitare, ish-partinë komuniste, në këmbim të rritjes së pensioneve për shumë qytetarë.
Kryeministrja e re mori fillimisht duartrokitje të shumta, ndërsa më pas u përball me një tjetër realitet. Për shkak të mungesës së numrave, qeveria e saj u zhyt në krizë pasi nuk zotëron votat për aprovimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.
Partitë opozitare shprehën kundërshti të forta duke kërkuar ndryshimin e buxhetit pasi në kushtet aktuale është shumë i anuar nga e majta.