BOTA, 25 Dhjetor 2021, 20:20

Rekord rastesh me Covid-19 në Itali, mbi 54 mijë të infektuar në 24 orët e fundit

Rekord rastesh me Covid-19 në Itali, mbi 54 mijë të infektuar

Për të tretën ditë me radhë, Italia raportoi shifra rekorde të rasteve të reja me koronavirus.

Numri i të infektuarve më 25 dhjetor në Itali arriti në 54,762, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkaq 144 persona vdiqën si pasojë e koronavirusit në Itali brenda 24 orëve.

Që nga shpërthimi i pandemisë në shkurt të vitit të kaluar, Italia regjistroi 136,530 vdekje të ndërlidhura me COVID-19 dhe shifra paraqet më të lartën në Evropë pas Britanisë, ndërkaq në botë Italia renditet e nënta për nga numri i të vdekurve nga koronavirusi.