BOTA, 13 Janar 2023, 14:01

Qeveria gjermane: Alexey Navalny-t duhet t’i ofrohet ndihmë mjekësore urgjente, gjendja e tij është kritike për shkak të kushteve ç’njerëzore të burgut

Qeveria gjermane: Alexey Navalny-t duhet t’i ofrohet ndihmë

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se autoritetet ruse duhet t’i ofrojnë “ndihmë mjekësore urgjente” politikanit të opozitës ruse Alexei Navalny, gjendja e të cilit është kritike për shkak të kushteve çnjerëzore të burgut dhe izolimit.

Zëdhënësi shtoi se qeveria gjermane po përpiqej të ndihmonte Navalny-n, por se kjo ishte aktualisht e vështirë në kontekstin e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kujtojmë se prej disa muajsh Navalny ndodhet i burgosur në Rusi dhe është dënuar me 9 vite burg, për disa akuza të dyshuara si të montuara politikisht, pasi ai ka qenë kundërshtari kryesor i presidentit rus Vladimit Putin.