TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vite burg pasi refuzoi të luftonte kundër Ukrainës, sipas zyrtarëve rusë, shkruan skynews.
Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj 2022 pasi ai “nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special”, njoftoi shërbimi i shtypit për gjykatat në rajonin e Bashkortostan.
Ai u gjet në shtator dhe qëndroi para një gjykate ushtarake. Gjykata tha se Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak gjatë mobilizimit për më shumë se një muaj.
Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300,000 rezervistëve në fund të shtatorit.