TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka parë letrën e homologut të tij Volodymyr Zelensky, në të cilën ai propozonte një takim për t’i dhënë fund luftës. Putin ka deklaruar se nuk sheh asnjë kuptim në mbajtjen e takimit.
Duke folur në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, presidenti rus tha se iu tregua letra dje, por nuk pati mundësinë ta shqyrtonte atë në detaje. Këtë mëngjes ai mësohet se i hodhi një vështrim letrës.
Ai përmendi gjithashtu se një biznesmen rus u takua me Zelensky-n në Kiev dhe shtoi se nuk ka refuzuar kurrë të takohet me presidentin ukrainas, por nuk e sheh qëllimin e takimit vetëm për hir të takimit.
“Ajo që na duhet janë marrëveshje dhe rregullime, jo për gjashtë muaj apo një vit, por për një periudhë afatgjatë, por së pari duhet të gjejmë një zgjidhje, dhe ky është thelbi i çështjes”, shpjegoi ai.
Kur u pyet nëse do të takohej me Zelenskyn, ai tha: Deri tani nuk e shoh ndonjë arsye për këtë.