BOTA, 5 Qershor 2026, 14:05

Një tjetër dron shpërthen në Rumani, Bukureshti aktivizon “planin e reagimit të kuq”

Një tjetër dron shpërthen në Rumani, Bukureshti aktivizon

Një dron u pa në portin e Konstancës, në bregdetin e Detit të Zi të Rumanisë, mëngjesin e kësaj të premteje. Zona u evakuua menjëherë nga autoritetet, ndërsa disa minuta më vonë, u dëgjua një shpërthim i fuqishëm.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, nuk pati të lënduar. Droni nuk i përkiste ushtrisë rumune dhe ishte i llojit të përdorur në luftën në Ukrainë. Gjithashtu, nuk ishte përfshirë në stërvitjet e fundit të zhvilluara në Detin e Zi.

Droni ndodhej pranë një doku të përdorur nga Agjencia Rumune për Shpëtimin e Jetës Njerëzore në Det (Arsvom).

Sipas raporteve fillestare të publikuara nga televizioni shtetëror rumun, droni u vetëshkatërrua. Pas shpërthimit, Bukureshti “aktivizoi planin e kuq të ndërhyrjes”.

Incidenti vjen vetëm disa ditë pas një incidenti tjetër serioz në Rumaninë lindore, kur një dron rus Geran-2 u rrëzua në një ndërtesë banimi në Galaçi, duke shkaktuar një shpërthim, një zjarr dhe lëndime të lehta për dy persona.

Pas këtij incidenti, Bukureshti vendosi të mbyllë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Konstancë dhe të dëbojë konsullin e përgjithshëm , duke fajësuar Moskën për incidentin.