TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vladimir Putin e përdori fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit për të vënë në shënjestër Perëndimin dhe Ukrainën.
Në një video nëntë minutëshe të shfaqur në TV, Putin denoncoi Perëndimin për agresion dhe akuzoi se ata po përpiqeshin të përdorin konfliktin në Ukrainë për të minuar Rusinë.
“Për vite me radhë, elitat perëndimore në mënyrë hipokrite na siguruan të gjithëve për qëllimet e tyre paqësore, duke përfshirë zgjidhjen e konfliktit më të vështirë në Donbas. Në fakt, ata inkurajuan neo-nazistët në çdo mënyrë të mundshme, të cilët vazhduan të kryenin veprime ushtarake, haptazi terroriste kundër civilëve të republikave popullore të Donbasit. Perëndimi gënjeu për paqen, por po përgatitej për agresion, dhe sot e pranon hapur. Ata përdorin në mënyrë cinike Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë”, tha ai.
Rusia e ka justifikuar më parë konfliktin duke thënë se Ukraina persekutoi rusishtfolësit në rajonin lindor të Donbasit, i cili ishte pjesërisht nën kontrollin e separatistëve të mbështetur nga Rusia që nga viti 2014.
Ukraina dhe Perëndimi thonë se këto akuza janë të pavërteta.