TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një seri shpërthimesh sot u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas, Kiev.
“Qëndroni në strehimore!”, u shpreh në Telegram kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Paralajmërimi erdhi menjëherë pasi sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë Ukrainën, shkruan BBC.
Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kishte paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.