BOTA, 20 Shkurt 2022, 17:28

"Putin nuk ndalet me Ukrainën, vendet Baltike dhe Ballkani Perëndimor në rrezik!"/ Ç'po paralajmëron Sekretarja e Jashtme Britanike?

"Putin nuk ndalet me Ukrainën, vendet Baltike dhe Ballkani

Mbretëri e Bashkuar - Sekretarja e Jashtme Britanike, Liz Truss, ka bërë një paralajmërim të hidhur, lidhur me qëllimet e Rusisë përtej Ukrainës.

Në një intervistë për Mail on Sunday, Truss thotë se Putini do të hapë luftë edhe me vendet fqinje, përfshirë ato Baltike dhe Ballkanin Perëndimor, nëse do të lejohet të pushtojë Ukrainën.

Ne duhet ta ndalim Putin, sepse ai nuk do të ndalet me Ukrainën”, deklaron sekretarja. 

 “Ai ka qenë mjaft i qartë – ambicia e tij nuk çon vetëm drejt marrjes nën kontroll të Ukrainës, ai kërkon të kthejë kohën mbrapsht në mesin e viteve 90’ apo edhe më herët. Shtetet Baltike janë në rrezik, Ballkani Perëndimor gjithashtu. 
Është e rëndësishme që ne dhe aleatët të përballemi me Putin. Mund të jetë Ukraina javën tjetër, por cili vend do të vijë më pas
?”, deklaron Truss. 

"Rusia po planifikon luftën më të madhe në Europë që prej vitit 1945"

"Putin nuk ndalet me Ukrainën, vendet Baltike dhe Ballkani

Kryeministri britanik Boris Johnson, gjatë një interviste për BBC, ka deklaruar se Rusia po planifikon "luftën më të madhe në Europë që prej vitit 1945" dhe se "shenjat tregojnë që plani në njëfarë mënyre ka nisur". 

Sipas Johnson, të dhënat e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon një pushtim të Ukrainës, duke rrethuar kryeqyetetin e vendit, Kiev. 

"Njerëzit duhet të kuptojnë, koston e madhe njerëzore që kjo do të sillte", deklaroi Johnson. 

Të dhënat e fundit të SHBA-ve, sugjerojnë se në kufirin e Ukrainës, Rusia ka deri në 190 mijë trupa. 

Zyrtarët e vendeve perëndimore, kanë paralajmëruar se Rusia po bëhet gati për të pushtuar Ukrainën dhe kjo gjë mund të ndodhë nga momenti në moment, por rusët e kanë mohuar një skenar të tillë, duke pretenduar se trupat e tyre po bëjnë stërvitje ushtarake. 

I pyetur nëse pushtimi rus mund të ndodhë nga momenti në moment, kryeministri Johnson deklaroi se "provat e tregojnë këtë gjë". 

"Janë të gjitha shenjat, që plani në njëfarë mënyrë ka nisur", tha ai për BBC