BOTA, 21 Shkurt 2022, 13:40

VIDEO/ Predha dhe tym në lindje, zbulohet hapi i papritur i Rusisë mbi Ukrainën

VIDEO/ Predha dhe tym në lindje, zbulohet hapi i papritur i Rusisë mbi

Vladimir Putin do të mbajë një takim të madh të Këshillit të Sigurimit të Rusisë në orët në vijim, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një telefonatë me gazetarët të hënën.

I pyetur nëse ky ishte një takim urgjent apo i rregullt, Peskov tha se nuk është i rregullt, duke refuzuar të shtjellojë më tej agjendën e takimit.

Peskov tha se situata në kufi mbetet “jashtëzakonisht e tensionuar” dhe refuzoi të komentojë mundësinë që Rusia të ofrojë ndihmë ushtarake për Donbasin nëse kërkohet.

Liderët e SHBA-ve dhe Europës kanë paralajmëruar një pushtim të Rusisë ndaj Ukrainës, i cili është “i pritshëm” sipas Biden dhe krerëve të qeverisë britanike.

Më herët të hënën, ministri i mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov tha se vendi nuk po sheh ndonjë tërheqje të forcave ruse nga pozicionet afër kufirit ukrainas.

Forcat rebele pro ruse po bombardojnë prej disa ditësh pozicionet e ushtrisë ukrainase në lindje, ndërsa rusë akuzuan këtë të fundit se kishte shkatërruar një poste kufitare në Rostov.