BOTA, 13 Janar 2023, 17:17

Protestat e dhunshme në Brazil nga mbështetësit e ish-presidentit, qeveria kërkon hetimin e Bolsonaros

Protestat e dhunshme në Brazil nga mbështetësit e

Qeveria e Brazilit ka kërkuar të hetojë ish-presidentin e Republikës Jair Bolsonaro për një tentativë të supozuar për grusht shteti pas sulmeve të ndodhura në nga mbështetësit e tij në Kongres.

Kërkesa vjen pas zbulimit të një draft dekreti, në shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë Anderson Torres, i cili hipotezonte përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të tetorit të fituara nga Lula. 

“Arrestimi i Torres është i pashmangshëm, tani është e nevojshme të hetohet pjesëmarrja e ish-presidentit Bolsonaro dhe të merren masat e nevojshme për krime kundër shtetit ligjor demokratik”, tha kreu i shumicës në Senat, Randolfe Rodrigues