BOTA, 1 Gusht 2025, 10:13

Prag-tragjedie/ Panik në ajër: Turbulenca të forta, avioni devijon destinacion, 25 të lënduar

Prag-tragjedie/ Panik në ajër: Turbulenca të forta, avioni

Një avion i nisur nga Salt Lake City për në Amsterdam u godit nga turbulenca të forta, duke u detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul.

Si pasojë e turbulencave 25 pasagjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Aeroplani Airbus A330-900, mund të mbajë mbi 250 persona. Departamenti i zjarrfikësve të aeroportit dhe ndihmësit mjekësorë pritën mbërritjen e avionit për të trajtuar pasagjerët e lënduar.

Një pasagjer tha se njerëzit që nuk kishin vënë rripa sigurie u përplasën nëpër kabinë e më pas u rrëzuan. Kjo u përsërit disa herë dhe ishte vërtet e frikshme, treguan pasagjerët.

Lëndimet serioze nga turbulencat gjatë fluturimit janë të rralla, por ekspertët thonë se ato mund të jenë duke u bërë më të zakonshme, pasi ndryshimi i klimës ndryshon rrjedhën e avionëve.