BOTA, 31 Korrik 2025, 19:09

Stuhi të forta në Greqinë qendrore dhe veriore, regjistrohen rreth 10 mijë goditje rrufeje

Stuhi të forta në Greqinë qendrore dhe veriore, regjistrohen

Pas disa javësh me temperatura ekstreme të larta, të cilat u bën shkak edhe për zjarre në disa rajone të Greqisë, gjatë ditës së sotme, 31 korrik, janë regjistruar reshje shiu dhe stuhi kryesisht në zonat qendrore dhe veriore të Greqisë.

Sipas rrjetit të stacioneve automatike meteorologjike të Observatorit Kombëtar të Athinës, reshjet më të mëdha janë regjistruar kryesisht në pjesë të Maqedonisë dhe Tesalisë, me vlerën më të madhe prej 94.8 mm në stacionin meteorologjik në Eptalofos, Kilkis.

Njëkohësisht, analiza e të dhënave nga sateliti meteorologjik evropian të gjeneratës së tretë, Meteosat-12, dhe instrumenti Lightning Imager (LI), tregoi se deri në orën 18:40 të ditës së enjtes janë regjistruar mbi 10,000 shkarkesa elektrike, rrufe.