TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë është shënuar në Caselle Torinese, në provincën e Torinos, ku një makinë me katër të rinj u përplas me një mur.
18-vjeçari që drejtonte makinën, i identifikuar si Blendi Halili, me origjinë nga Kosova, ndërroi jetë në vend.
Ai ishte regjistruar në autoshkollë, por nuk kishte patentë.
Tre të tjerët, dy 18-vjeçarë dhe një 17-vjeçar u transportuan në spitalin Cirie, por gjendja e tyre nuk është e rëndë.
Katër djemtë, të gjithë banues në komunën e Caselle Torinese, po ktheheshin në shtëpi pasi morën pjesë në një festë ditëlindjeje, raporton TGCOM24.