TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbretëri e Bashkuar - Pesë emigrantë kanë humbur jetën teksa po përpiqeshin të kalonin Kanalin e La Manshin drejt Britanisë, në një anije të vogël. Mes të tyre edhe një fëmijë.
Ngjarja ndodhi në momentin kur parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar miratoi ligjin kryesor të kryeministrit Rishi Sunak për Ruandën, pas muajsh mosmarrëveshje.
Qeveria thotë se ligji, i cili synon të dërgojë emigrantët që arrijnë në anije të vogla Britani, drejt Ruandës, do të pengojë aktivitetin e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe do të ulë kalimet me gomone.
Sunak thotë se nuk do të lejojë pengesat në arritjen e këtij objektivi. Ministri i emigracionit të paligjshëm, Michael Tomlinson, insiston se efekti i pengueshmërisë do të "ndezet" kur të fillojnë fluturimet.
Ligji shpall Ruandën një vend të sigurt, për të anashkaluar vendimin e gjykatës, por plani kritikohet ashpër nga opozita dhe grupet për të drejtat e njeriut.
Sekretari i Brendshëm, James Cleverly ka reaguar pas lajmit për tragjedinë në La Mansh. Në një postim në X, z. Cleverly tha: "Këto tragjedi duhet të ndalohen."
"Kjo qeveri po bën çdo gjë që mund të bëjë për të përfunduar këtë treg, për të ndaluar anijet dhe në fund për të thyer modelin e biznesit të bandave të trafikut të njerëzve, në mënyrë që ata të mos i rrezikojnë më jetët," shtoi ai.