BOTA, 19 Qershor 2026, 14:30

Përplasja Trump-Meloni, Tajani anulon vizitën në SHBA: Fjalët ndaj kryeministres ofendojnë të gjithë Italinë

Përplasja Trump-Meloni, Tajani anulon vizitën në SHBA:

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka anuluar vizitën e tij në Miami të SHBA, e cila do të zhvillohej në datat 21 dhe 22 qershor.

Në një reagim ndaj deklaratës së Presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj Giorgia Melonit, Tajani tha se komentet e tij ishin ofenduese ndaj kryeministres dhe krejt Italisë.

“Fjalët serioze dhe ofenduese të Presidentit Trump ndaj Kryeministres Giorgia Meloni ofendojnë të gjithë Italinë. Për këtë arsye, kam vendosur të anuloj vizitën time në Shtetet e Bashkuara, të planifikuar për 21 dhe 22 qershor.”, tha ai.