BOTA, 28 Korrik 2025, 19:06

Përmbytje në Rumani tre të moshuar humbin jetën, qindra të plagosur largohen nga shtëpitë e tyre

Përmbytje në Rumani tre të moshuar humbin jetën, qindra

Rumania po përballet me përmbytje të fuqishme dhe vdekjeprurëse në lindje të vendit, ku tre persona të moshuar kanë humbur jetën dhe qindra banorë janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Reshjet e dendura dhe erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale në të paktën 25 fshatra, në nëntë rajone të ndryshme.

Sipas autoriteteve rumune, përmbytjet kanë shkatërruar çatitë e shtëpive, kanë rrëzuar pemë dhe kanë bllokuar rrugë kombëtare. Në disa zona, helikopterët janë aktivizuar për kërkime dhe shpëtim, ndërsa shërbimet e emergjencës po kontrollojnë automjetet e mbuluara nga uji për viktima të mundshme.

Më e goditura është zona e qarkut Neamț dhe Suceava, ku dy lumenj kanë dalë nga shtrati. Në Broșteni, të gjitha rrugët që të çonin drejt fshatit janë bllokuar. Një burrë 66-vjeçar humbi jetën në këtë zonë, ndërsa më vonë u konfirmua se edhe dy gra të moshuara, 83 dhe 85 vjeçe, kanë ndërruar jetë si pasojë e përmbytjeve.

Një nga trupat u nxor nga shtrati i lumit përmes përdorimit të një ekskavatori nga zjarrfikësit. Ndërkohë, Ministria e Mjedisit njoftoi se disa lumenj kanë arritur nivele rekord uji, dhe aktualisht po punohet për riparimin e urave të shembura.