BOTA, 4 Qershor 2025, 11:52

'Për liri'/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj Trump: Do ta qëlloj në kokë

'Për liri'/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj

Është zbuluar nga autoritetet amerikane, “autori” i letrave kërcënuese ndaj Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Edhe pse javën e shkuar, policia vuri në pranga 54 vjeçarin Ramon Morales-Reyes, rezulton se “truri” i gjithë kësaj sage është një tjetër person.

Bëhet fjalë për Demetric Deshawn Scott, i cili po ashtu e ka kërcënuar Morales. Ky i fundit, edhe pse nuk ka lidhje me letrat në adresë të Trump, do qëndrojë në paraburgim pasi rezulton emigrant meksikan pa dokumente dhe ka një të shkuar kriminale.

Fillimisht u arrestua si personi që kërcënonte me jetë Trump-in, por më pas hetuesit vunë re se ai nuk fliste rrjedhshëm anglisht dhe së dyti shkrimi në letra, nuk kishte asnjë lidhje me shkrimin e tij.

Në një nga letrat për Kreun e Shtëpisë së Bardhë shkruhet “Do ta qëlloj në kokë”.

Kur Scott u pyet se pse e ka bërë një gjë të tillë, ai tha vetëm një frazë: Për liri!

'Për liri'/ Zbulohet autori i letrave kërcënuese ndaj