BOTA, 3 Qershor 2025, 22:04

Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, premton të bashkojë popullin dhe të rikthejë paqen

Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut, premton

Kandidati i opozitës së qendrës së majtë, Li Jei-myung, fitues i zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën sot në Korenë e Jugut, u zotua se do të “mos zhgënjejë pritshmëritë e popullit” dhe se do të kujdeset që detyra e presidentit është të bashkojë qytetarët.

“Respektoj vendimin e madh të popullit,” deklaroi Li për gazetarët teksa dilte nga shtëpia për të marrë pjesë në parlament. “Do të bëj më të mirën që të përmbush përgjegjësinë dhe misionin e madh që më është besuar, për të mos zhgënjyer pritshmëritë e njerëzve,” shtoi ai, ndërsa mbështetësit e tij brohorisnin rreth tij.

“Do të sigurohemi që të mos ketë më puç tjetër,” si ai që çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, theksoi ai.

Në mbërritjen në parlament, duke iu drejtuar mbështetësve, Li Jei-myung tha se do të gjejë një mënyrë për të bërë që vendi të bashkëjetojë me Korenë e Veriut përmes dialogut dhe komunikimit. “Do të ndërtojmë paqe pa luftë,” premtoi ai.

Gjithashtu, Li u zotua se “që nga dita e parë” në presidencë do të punojë për ringritjen e ekonomisë së vendit.

Kandidati kundërshtar, konservatori Kim Mun-su, në një konferencë të shkurtër për shtyp në Seul, pranoi humbjen dhe tha se i kishte uruar përzemërsisht Li.

Zgjedhjet e parakohshme u zhvilluan pas tentativës së ish-presidentit Jun Suk Jeol për të vendosur ligjin ushtarak.

Me 70% të votave të numëruara, Li Jei-myung ka fituar 48.53% të votave, sipas Komisionit Kombëtar të Zgjedhjeve. Pjesëmarrja arriti në 79.4%, niveli më i lartë në 28 vitet e fundit.