TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Françesku u ka kërkuar hungarezëve që të hapin dyert për emigrantët në përfundim të vizitës së tij në këtë vend.
Teksa fliste në një meshë të hapur në Budapest, Papa tha se ishte e trishtueshme dhe e dhimbshme të shihje dyer të mbyllura për njerëzit që “nuk janë si ne”.
Në meshë morën pjesë deri në 100 mijë njerëz, duke përfshirë edhe kryeministrin hungarez Viktor Orban.
Orban ka kritikuar migrimin, duke ndërtuar një gardh kufitar me tela me gjemba për të ndaluar emigrantët të kalojnë në Hungari.
Papa Françesku iu lut të gjithë të pranishmëve, përfshirë edhe atyre me përgjegjësi politike dhe sociale që të jenë më të hapur.
Ai u ndal edhe te lufta në Ukrainë duke ndarë një lutje që e ardhmja për këtë popull të jetë e mbushur me shpresë dhe jo luftë.