BOTA, 8 Qershor 2022, 19:28

Paralajmërimi i kreut të OKB-së: Lufta mund të sjellë valë të paprecedentë urie dhe mjerimi

Paralajmërimi i kreut të OKB-së: Lufta mund të sjellë

Pasojat për botën e pushtimit rus të Ukrainës po përkeqësohen. Kështu deklaron shefi i OKB-së, Antonio Guterres, krizë që sipas tij prek 1.6 miliardë njerëz.

“Ndikimi i luftës në sigurinë ushqimore, energjinë dhe financat është sistematik, i rëndë dhe i përshpejtuar”, -thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, teksa paraqet raportin e dytë të OKB-së për pasojat e konfliktit.

“Lufta “kërcënon të lëshojë një valë të paprecedentë urie dhe mjerimi, duke lënë kaos social dhe ekonomik pas saj”, thotë Guterres.
Ndërsa kriza e këtij viti duket se ka të bëjë me mungesën e aksesit në ushqim, kriza e vitit të ardhshëm mund të jetë për mungesën e vetë ushqimit, paralajmëron ai.

“Ka vetëm një mënyrë për të ndaluar këtë stuhi grumbulluese, pushtimi rus i Ukrainës duhet të përfundojë”, përfundoi kreu i OKB-së.