BOTA, 18 Korrik 2025, 19:58

Papa Leoni kërkoi armëpushim, Netanyahu: Izraeli është afër marrëveshjes me Hamasin

Papa Leoni kërkoi armëpushim, Netanyahu: Izraeli është

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi të premten (18 korrik) gjatë një bisede telefonike me Papa Leoni XIV se Izraeli është afër arritjes së një marrëveshjeje me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelite.

Në të njëjtën bisedë, Netanyahu e ftoi Papën për një vizitë zyrtare në Izrael. Papa, nga ana e tij, bëri thirrje për t’i dhënë fund luftës përmes një armëpushimi, duke theksuar se çmimin më të lartë të konfliktit e paguajnë “të sëmurët, të moshuarit dhe fëmijët.”

Ndërkohë, krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Ezedin al-Kasam, ka akuzuar sot Izraelin se po bllokon negociatat në vijim për arritjen e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve nga Rripi i Gazës.

Në një mesazh të regjistruar, zëdhënësi i brigadave, Abu Obeida, deklaroi se Hamasi “ka propozuar vazhdimisht një marrëveshje të plotë që do të mundësonte kthimin e të gjithë pengjeve njëherësh”, por Izraeli “ka refuzuar këtë ofertë.”

Ai e akuzoi Izraelin për qasje të palëkundur dhe të papajtueshme, duke i kërkuar të ndryshojë qëndrim.

Sipas tij, Hamasi nuk do të pranojë në të ardhmen ndonjë armëpushim të përkohshëm, nëse gjatë negociatave aktuale nuk arrihet një marrëveshje për ndalim të plotë të luftimeve.