TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet në luftën në Ukrainë dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Turqisë.
Nga ana e tij, presidenti Erdogan i shprehu homologut rus shqetësimin për përshkallëzimin e luftimeve në rajonin e Druzëve në Sirinë jugore, duke paralajmëruar se përplasjet e reja në qytetin Suvejda përbëjnë një kërcënim për paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin.
“Largimi i forcave të sigurisë siriane nga Suvejda dhe përplasjet e fundit krijojnë një situatë të rrezikshme për të gjithë rajonin,” theksoi Erdogan, sipas një deklarate nga zyra e tij.
Gjithashtu, presidenti turk theksoi se është e domosdoshme që Izraeli të respektojë sovranitetin e Sirisë dhe të mos kryejë shkelje territoriale në këtë vend.