TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një tërmet me magnitudë 4.0 goditi zonën e Napolit mëngjesin e kësaj të premteje.
Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme, por shumë banorë ikën nga shtëpitë dhe zyrat e tyre nga frika, raportojnë mediat. Banorët qëndruan në sheshet e qytetit jugor italian mes dyshimeve dhe frikës se lëkundjet do të vijonin.
Tërmeti pati një thellësi shumë të vogël prej 2.5 km (1.6 milje) dhe u ndje gjerësisht në zonë. Thellësia e vogël e tërmetit bëri që ai të ndihej më fort pranë epiqendrës se sa një tërmet më i thellë me magnitudë të ngjashme.
Për arsye sigurie, lëvizja e trenave u pezullua dhe Universiteti i Napolit “Federico Secondo” u urdhërua të evakuohej.
Më 30 qershor, një tërmet me magnitudë 4.6 ndodhi në të njëjtën zonë, më i forti në vitet e fundit.
