BOTA, 17 Qershor 2026, 14:55

Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet

Papa Leo komenton marrëveshjen SHBA-Iran: Le të shpresojmë

Papa Leone XIV komentoi marrëveshjen e dakordësuar mes SHBA-ve dhe Iranit, e cila pritet të nënshkruhet brenda kësaj jave nga palët, duke theksuar se shpreson që lufta të ketë përfunduar në të vërtetë.

“Le të shpresojmë që lufta të ketë mbaruar vërtet. Të paktën ekziston ky memorandum midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i cili duket se ka të ngjarë të nënshkruhet zyrtarisht të premten, edhe nëse disa pika ende duhet të zgjidhen“, tha Papa, ndërsa theksoi rëndësinë e dialogut dhe negociatave.

“Ne duhet të ndjekim gjithmonë rrugën e dialogut dhe negociatave. Shpresojmë që vërtet të arrijmë një zgjidhje“, shtoi Leo.

Ai gjithashtu uroi që armët bërthamore të bëheshin një gjë e së kaluarës dhe që e mira e popujve të ishte një përparësi e qartë.

“Ndjekja e paqes duhet të shoqërohet me një angazhim konkret për drejtësi, zhvillim dhe solidaritet midis popujve”, tha Papa.