TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Udhëheqësit në samitin e G7-s, janë mbledhur të mërkurën për bisedime joformale, përpara një sesioni mbi çekuilibrat ekonomikë globalë.
Mediat kanë publikuar pamje kur presidenti amerikan, Donald Trump, shihet teksa hyn me vonesë në takim, pasi të gjithë liderët tjerë tashmë ishin ulur, dhe teksa ecën, në një moment ndalet para të gjithëve dhe thotë: Unë jam bosi.
Veprimi i tij ka shkaktuar të qeshura te të pranishmit.
Presidenti amerikan Donald Trump, shkoi rreth një orë me vonesë në samitin e G7 në Evian, por kjo nuk e pengoi kreun e Shtëpisë së Bardhë të bënte batita. “Unë jam shefi”, tha ai teksa salla u shoqërua me të qeshura.
Për më tej Trump vazhdoi edhe me ankesa, duke u shprehur se “është shumë vapë”, dhe u ul në lrye të tryezës. Ndërsa më tej gjërat kaluan nën “petkun” e seriozitetit ku Trump dhe udhëheqës të tjerë botërorë miratuan një deklaratë të përbashkët duke lavdëruar “udhëheqjen e fortë” të presidentit amerikan në arritjen e një marrëveshjeje mbi marrëdhëniet me Iranin.
Ky dokument e cilëson marrëveshjen paraprake midis SHBA-së dhe Iranit si një “mundësi historike” për të parandaluar Teheranin të zhvillojë armë bërthamore.
Diskutimet e së mërkurës janë përqëndruar në tensionet tregtare, politikat e kursit të këmbimit, rritjen e kostove të energjisë dhe shqetësimet rreth rritjes së pabarabartë globale.
Udhëheqësit shkëmbyen gjithashtu pikëpamje mbi forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe ruajtjen e stabilitetit në tregjet financiare ndërkombëtare.
Atyre u janë bashkuar vendet partnere, përfshirë Indinë, Korenë e Jugut dhe Kenian, për një sesion më të gjerë informues.