TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Papa Françesku i ka shprehur ngushëllimet familjes mbretërore pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.
Me anë të një postimi në telegram, drejtuar Mbretit Charles, Papa shprehet i pikëlluar për ndarjen nga jeta të Madhërisë së Saj.
"Me pikëllim të thellë mësova për vdekjen e Madhërisë së Saj Mbretëreshës Elizabeth II, i shpreh ngushëllimet e përzemërta Madhërisë suaj, anëtarëve të familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Komonuelthit.”, shkruan Papa në mesazhin e tij.
Mbretëresha Elizabeta II u takua me Papa Françeskun në Vatikan në prill të vitit 2014 dhe i dha atij një kuti ushqimore të mbushur me shije lokale dhe një shishe uiski Balmoral.
Mbretëresha takoi pesë papë gjatë mbretërimit të saj të gjatë.