TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Biden ka miratuar një tjetër paketë ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë deri në 675 milionë dollarë, tha sekretari amerikan i mbrojtjes Lloyd Austin, shkruan The Guardian.
Njoftimi erdhi pas një takimi të ministrave të mbrojtjes dhe shefave ushtarakë nga më shumë se 40 vende në bazën ajrore Ramstein në Gjermani.
Austin tha se SHBA dhe aleatët e saj “po shihnin suksesin e dukshëm të përpjekjeve tona të përbashkëta në fushën e betejës”.
Ai shtoi se paketa e fundit e ndihmave do të përfshijë municione, Humvee (automjete të blinduara), ambulanca të blinduara, sisteme antitank dhe të tjera.