BOTA, 8 Shtator 2022, 14:24

Mbretëresha Elizabeth II, në gjendje jo të mirë shëndetërore. Pallati Mbretëror bën njoftimin e pazakontë

Mbretëresha Elizabeth II, në gjendje jo të mirë

Mbretëri e Bashkuar - Mbretëresha Elizabeth II, nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, njofton Pallati Mbretëror. 

"Pas ekzaminimeve këtë mëngjes, mjekët e Mbretëreshës janë të shqetësuar për shëndetin e Madhërisë së saj dhe kanë rekomanduar që të qëndrojë nën vëzhgim mjekësor", thuhet në njoftim. 

Pallati Mbretëror zakonisht nuk bën njofitme për çështje shëndetësore dhe i trajton ato si private, duke përjashtuar rastet kur ato janë serioze, siç ishte infektimi me Covid-19, ndaj shqetësimi për Mbretëreshën është i madh. 

Familjarë të Mbretëreshës, kanë udhëtuar drejt Kështjellës Balmoral në Skoci për të qenë pranë saj. 

Hera e fundit kur u shfaq në publik, Mbretëresha 96 vjeçare, takoi kryeministren e re, Liz Truss. 

Kryeministrja dhe figura publike, kanë shprehur shqetësimin për gjendjen e Mbretëreshës pas njoftimit të Pallatit.