BOTA, 11 Shtator 2022, 22:34

Organizatori i sulmeve të 11 shtatorit mund t’i shpëtojë dënimit me vdekje, prokurorët amerikane po negociojnë një marrëveshje për…

Organizatori i sulmeve të 11 shtatorit mund t’i shpëtojë

Prokurorët ushtarakë amerikanë thuhet se po negociojnë një marrëveshje të mundshme për pranimin e fajësisë me organizatorin e sulmit terrorist të 11 shtatorit, Khalid Sheikh Mohammed dhe katër personave të tjerë të burgosur në burgun e Guantanamos.

Marrëveshjet për pranimin e fajësisë mund t’i lejojnë pesë personave që t’i shpëtojnë një dënimi të mundshëm me vdekje, raportojnë mediat amerikane.

Mohammedit vlerësohet gjerësisht si arkitekti i sulmeve terroriste të 11 shtatorit. Katër të pandehurit e tjerë janë Ramzi Binalshibh, Mustafa Ahmed al-Hawsawi, Walid bin Attash dhe Ammar al-Baluchi.

Avokatët e të pandehurve thonë se ata do të ishin të gatshëm të pranonin fajësinë në këmbim të heqjes së dënimit me vdekje si dhe për marrjen e trajtimit për torturat e supozuara që kanë përjetuar gjatë paraburgimit të CIA-s.

CIA mbajti secilin nga pesë burrat për t’u marrë në pyetje përpara mbërritjes së tyre në Guantanamo në vitin 2006.