BOTA, 22 Qershor 2025, 20:30

OKB thërret mbledhje urgjente pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit! Kërkesa për takimin në Këshillin e Sigurimit erdhi nga Teherani

OKB thërret mbledhje urgjente pas sulmeve të SHBA ndaj Iranit!

Kombet e Bashkuara do të zhvillojnë një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit ditën e diel në orën 21:00 me orën lokale (3:00 p.m. ET), pas sulmeve ajrore që Shtetet e Bashkuara ndërmorën ndaj objekteve bërthamore në Iran.

Sipas burimeve të OKB-së të cituara nga CNN, mbledhja është thirrur me kërkesë të Iranit, që i ka kërkuar zyrtarisht organizatës ndërkombëtare të ndërhyjë në situatën e tensionuar pas sulmeve.

Pak minuta para nisjes së mbledhjes, pritet që ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, të mbajë një deklaratë për mediat.

Kujtojmë se tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas goditjeve të koordinuara të SHBA mbi tre objekte bërthamore iraniane, të cilat Uashingtoni i cilësoi si “sulme parandaluese” për të shmangur krijimin e armëve bërthamore nga regjimi i Teheranit.