BOTA, 14 Shtator 2022, 22:11

Sulmohet Putin? Dyshime për atentat gjatë një udhëtimi me limuzinë

Sulmohet Putin? Dyshime për atentat gjatë një udhëtimi me

Presidenti rus raportohet t’i ketë shpëtuar një atentati gjatë udhëtimit me makinë drejt residencës së tij.

Limuzina e Vladimir Putinit dyshohet se u sulmua në një atentat të mundshëm ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, pohojnë të brendshëm të Kremlinit sipas britanikes Daily Mail.

Makina e presidentit rus është goditur nga një “krisje e fortë” në rrotën e saj të majtë të përparme, e cila u pasua nga “tym i fortë”, thonë burime pranë liderit.

Limuzina e Putinit u morr nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar – por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.

Raportohet se disa nga truprojat e tij janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.

Sulmohet Putin? Dyshime për atentat gjatë një udhëtimi me

Kanali anti-Kremlin pretendon se Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare në një autokolonë mes frikës së sigurisë.

Konvoji “backup” përbëhej nga pesë makina të blinduara, me Putinin në të tretën.

Është e paqartë ende se kur ka ndodhur atentati i mundshëm dhe nuk ka qenë e mundur menjëherë të verifikohet pretendimi. Kanali tha se: “Rrugës për në rezidencë, disa kilometra më larg, makina e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] makina e dytë e shoqërimit lëvizi pa u ndalur [për shkak të] pengesës së papritur dhe gjatë devijimit. të pengesës” në makinën e Putinit u dëgjua “një zhurmë e fortë nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga tym i fortë”, thuhet në raportimin e medias britanike.