TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Rangers nga Parku Kombëtar Saguaro në Arizona kryen një eksperiment të fundit.
Ky shtet amerikan, si pjesa tjetër e botës, u godit nga nxehtësia ekstreme dhe ruajtësit e natyrës vendosën të piqnin drekën në veturë – më saktë, në panelin e instrumenteve të veturës.
Eksperimenti filloi rreth orës 11 të mëngjesit, kur temperatura (e jashtme) ishte 36 gradë Celsius, ndërsa parafango u ngroh deri në 72 gradë të pabesueshme!
Një orë më vonë, temperatura jashtë arriti në 40 gradë, ndërsa brenda automjetit 99, kështu që brumi u ngrit bukur, shkruan saguaronationalpark.
Rreth orës 14:00, eksperimenti mori fund sepse buka ishte pjekur.
“E hoqëm bukën rreth orës 15:00 dhe gjithçka ishte perfekte”, thanë rojet.
Krahas fotografive ata kanë vënë në dukje një paralajmërim të rëndësishëm, “ne piqnim ëmbëlsira dhe dolën më të mirat”. Por a e dini se çfarë nuk duhet të piqet në veturë? Njerëzit dhe kafshët shtëpiake”, kanë thënë ata.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, mesatarisht 37 fëmijë vdesin çdo vit kur prindërit i lënë në vetura gjatë vapës.
“Nëse dëgjoni të qara, lehje ose diçka të ngjashme nga një automjet i parkuar, bëni diçka menjëherë. Duhen vetëm 10 deri në 20 minuta që një situatë në një veturë të nxehtë me katër rrota të bëhet e rrezikshme. Thirrni autoritetet dhe ndiqni udhëzimet e tyre”, theksohet në deklaratën e tyre.
Rangers në Arizona shpresojnë se eksperimenti do t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se çfarë rreziqesh fshihen kur dielli është përvëlues.