BOTA, 3 Qershor 2026, 14:45

Brukseli hedh në tryezë planin për Hormuzin/ Misioni “Aspides” mund të marrë drejtimin e operacionit të çminimit

Brukseli hedh në tryezë planin për Hormuzin/ Misioni

Misioni detar “Aspides” duhet të marrë “rolin kryesor” në pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit “kur kushtet ta lejojnë”.

Ky është propozimi i shërbimit diplomatik i Bashkimit Evropian, si kontribut të BE-së në iniciativën franko-britanike, referuar një dokumenti të parë nga Reuters.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) tha në një shënim të datës 26 maj se “situata kërkon që BE të ofrojë një kontribut të konsiderueshëm” për një aleancë ad-hoc të udhëhequr nga Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, “e cila do të zbatohet sapo kushtet ta lejojnë dhe në distancë nga palët ndërluftuese”.

“Propozohet që kur kushtet ta lejojnë, misioni EUNAVFOR ASPIDES të marrë rolin udhëheqës në pastrimin e minave në Ngushticën e Hormuzit, si kontribut i BE-së në përpjekjet e aleancës ad hoc franko-britanike”.

Shënimi u nda me shtetet anëtare të BE-së. Ndryshimi i mandatit të misionit Aspides do të kërkonte një vendim unanim dhe mbetet e paqartë nëse 27 shtetet anëtare do ta mbështesnin një ndryshim të tillë.