BOTA, 16 Gusht 2025, 22:39

Nga studimet për drejtësi te pasioni për televizionin, kush ishte Pippo Baudo, ikona italiane që për 60 vite shkëlqeu në ekran

Nga studimet për drejtësi te pasioni për televizionin, kush ishte

Ikona e televizionit italian, Pippo Baudo ka ndërruar jetë sot në moshën 89-vjeçare. Baudo la pas një histori suksesi dhe një imazh të dashur ndaj italianëve dhe jo vetëm. Për 60 vite ai krijoj rekorde dhe arriti suksese të mëdha në karrierë teksa cilësohet gjigandi i televizonit italian.

Nga prezantimi i Festivalit të Muzikës Sanremo plot 13 herë tek zbulimi i talenteve, ai po lë pas një histori inspiruese për të gjithë. I lindur më 7 qershor 1936 në Siçili, Baudo ndër vite zbuloi veten dhe dëshirat e tij ndërsa prindërit donin ta shihnin atë avokat. Ai nuk doli kundër prindërve të tij dhe u diplomua në Drejtësi por ekrani ishte pasioni i tij të cilin donte me patjetër të realizonte dhe ja doli.

Gjithçka nisi në vitin 1959 ku debutoi në  "La conchiglia d'oro", një konkurs muzikor në Palermo. Ai bëri disa audicione dhe herën e katërt ia doli. Ai gjithashtu ishte pjesë e teatrit ku bëri disa shfaqje. Karriera e tij mori hov më 6 shkurt 1966, kur ai u bë prezantues rastësisht. Shfaqja e kuizit muzikor u bë një program shumë i dashur. Dy vjet më vonë, ai e gjeti vetën në skenë në Festivalin e tij të parë të Sanremos.

Në vitin 1987 u largua nga Rai dhe dyert e Mediaset iu hapën pasi Berlusconi e kontaktoi. Baudo u rikthye në lavdi me Sanremon 2002 dge në vitin 2005. Më vonë ai ishte përsëri në krye të  Domenica In. Dy vjet më vonë ai ishte përsëri në Sanremo ku prezantoi me Michelle Hunziker i shoqëruar nga Piero Chiambretti, Bianca Guaccero dhe Andrea Osvart. Në moshën 80 vjeç, ai ishte përsëri mikpritësi i Domenica In. Edhe pse ishte në moshë të thyer ai nuk ndihej ende gati për pension.