BOTA, 16 Gusht 2025, 12:44

“Bota është një vend më i sigurt sot sesa ishte dje”, Orban mirëpret rezultatin e takimit Trump-Putin

“Bota është një vend më i sigurt sot sesa ishte

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka mirëpritur rezultatin e takimit të djeshëm mes presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus, Vladimir Putin në Alaskë.

“Për vite me radhë, ne pamë ndërsa dy fuqitë më të mëdha bërthamore çmontuan themelet e bashkëpunimit të tyre… Kjo tani ka mbaruar”, shkroi ai në faqen e tij në “Facebook”.

“Bota është një vend më i sigurt sot sesa ishte dje”, tha Orban në përgjigje të samitit, i cili nuk dha rezultate të menjëhershme të prekshme.

Trump dhe Putin e përfunduan takimin e tyre pa komentuar mbi një armëpushim të mundshëm në luftën e Ukrainës.

Orban, i cili ka qeverisur Hungarinë për më shumë se 15 vjet, konsiderohet një mbështetës besnik i Trump dhe politikave të tij.