BOTA, 27 Shtator 2025, 13:45

Nga shpërndarja e menjëhershme e ndihmës së pakufizuar përmes OKB, te ngritja e një Force stabilizimi, ja çfarë përfshin plani i Trump për Gazën

Nga shpërndarja e menjëhershme e ndihmës së pakufizuar

Agjencia saudite e lajmeve, Al-Hadath publikoi detaje të planit 21-pikësh të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për Gazën duke raportuar se ai përfshin gjithashtu “lirimin e mijëra të burgosurve palestinezë, përfshirë 100-200 të burgosur me burgim të përjetshëm”.

Plani përfshin këto pika kryesore:

shpërndarjen e menjëhershme të ndihmës së pakufizuar përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave ndërkombëtare
mbylljen e Fondit Humanitar të Gazës (GHF)
mbledhjen e armëve të Hamasit nga një forcë arabe dhe ndërkombëtare
një angazhim amerikan për të mos lejuar Izraelin të aneksojë Bregun Perëndimor
një tërheqje graduale të Izraelit nga Rripi Perëndimor
krijimin e një korridori sigurie pa pilot rreth Gazës
një ofertë amnistie për udhëheqësit e Hamasit në këmbim të tërheqjes së tyre nga Gaza.
”The Times of Israel” gjithashtu publikoi pikat kryesore të planit, duke konfirmuar parashikimet e Al-Hadath-it.

Ndër të tjera, pika 15 thotë se “Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerë arabë dhe ndërkombëtarë për të zhvilluar një forcë të përkohshme ndërkombëtare stabilizimi që do të vendoset menjëherë në Gaza për të mbikëqyrur sigurinë në Rrip”.

Plus ”Forca do të zhvillojë dhe trajnojë një forcë policore palestineze, e cila do të shërbejë si një organ afatgjatë i sigurisë së brendshme”.