TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjithnjë e më shumë liderë europianë po konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë, i thirrur për çështjen e Ukrainës.
Sipas njoftimeve të fundit te publikuara nga BBC, kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’i bashkohet delegacionit që udhëton nesër drejt Uashingtonit. Po ashtu, është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.
Deri tani, liderët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë:
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen
Kancelari gjerman, Friedrich Merz
Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb
Presidenti francez, Emmanuel Macron
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
Takimi do të zhvillohet nesër në Uashington, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.