BOTA, 15 Dhjetor 2021, 10:26

Në SHBA koronavirusi ka shkaktuar të paktën 800,000 humbje jete. Shifra më e lartë në botë

Në SHBA koronavirusi ka shkaktuar të paktën 800,000 humbje jete.

Numri i vdekjeve që ka shkaktuar pandemia ne Covid-19 në SHBA i ka kaluar deri më tani 800,000 jetë të humbura, një shifër që dikur, askush nuk e imagjinonte.

“The Guardian” shkruan se kjo shifër shihet si dyfish tragjike dhe e tmerrshme duke pasur parasysh se më shumë se 200,000 persona humbën jetën pasi vaksinat u bënë të disponueshme pranverën e vitit të kaluar.

Kjo shifër përfaqëson numrin më të lartë të vdekjeve të raportuar nga çdo vend tjetër në botë dhe ka shumë gjasa që të jetë edhe më i lartë se kaq.

Ky raport i trishtë vjen në një moment kur bota po përgatitet për rritje të infektimeve si pasojë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi se ky mutacion po përhapej me një ritëm të paprecedentë.

Shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të martën se varianti ishte zbuluar në 77 vende dhe ndoshta ishte i pranishëm në shumicën e vendeve në mbarë botën.