BOTA, 22 Shkurt 2023, 14:41

Në prag të 1-vjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë, tubim i madh në Moskë me muzikë dhe valltarë

Në prag të 1-vjetorit të nisjes së luftës në

Ditën e sotme në Moskë është mbajtur një miting i madh në stadiumin Luzhniki, i cili ka një kapacitet prej më shumë se 75 mijë vendesh.

Një numër i madh i rrugëve dhe stadiumi janë të mbushur me njerëz që valëvisin flamujt rusë dhe brohorasin, ndërsa dritat e bardha, blu dhe të kuqe shkëlqejnë gjithëandej.

Në prag të 1-vjetorit të nisjes së luftës në


Muzikantë dhe kërcimtarë kanë performuar dhe zyrtarët kanë mbajtur fjalime teksa kanë qenë të rrethuar nga ushtarakë të shumtë.

Fjalime gjithashtu kanë mbajtur edhe burra të veshur me uniformë ushtarake.

Në prag të 1-vjetorit të nisjes së luftës në

Ky miting mbahet në prag të përvjetorit të nisjes së luftës në Ukrainë, ku deri më tani mijëra persona civilë dhe ushtarakë kanë humbur jetën.

Ky miting vjen gjithashtu pas fjalimit të mbajtur dje nga presidenti Vladimir Putin në Dumën ruse dhe pas vizitës së presidentit amerikan Joe Biden në Ukrainë dy ditë më parë.